Sport

Zyrtarisht Watfordi rikthehet në Premier League

Pas Norwich, Watfordi është skuadra tjetër e ci

Pas Norwich, Watfordi është skuadra tjetër e cila ngjitet matematikisht në Premier Ligë për sezonin tjetër nga Championship, njofton Insajderi.

Fitorja 1-0 ndaj Milwallit, i siguroi edhe matematikisht ngjitjen në Premier Ligë. Pas 44 javëve, Watfordi ka grumbulluar 88 pikë, duke zhvilluar një sezon shumë të mire, duke u renditur e dyta në ligë.

Deri tani zyrtarisht nga Premier Liga, ka rënë vetëm Sheffield United dhe tashmë Watfordi duhet të presë, për të mësuar, se cilës skuadre do i marrë vendin. Përveç Norwichit dhe Watforidt, në Premier Ligë nga Championship, do të ngjitet edhe një skuadër tjetër, përmes “Play Off”-it. /Insajderi.com