24 orë+ Lajme

Zyrtari i Thesarit mbrohet në heshtje, avokati Veton Rrecaj deklaron se do të dëshmohet pafajësia e tij

Foto: Veton Rrecaj

Që nga 9 tetori, 4 herë, Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka transferuar mjete në total prej 2.1 milionë eurosh prej Ministrisë së Infrastrukturës në llogari të një operatori ekonomik.

Reklamo bizensin tuaj ketu

24-ore.info merr vesh se i dyshuari është mbrojtur në heshtje, ndërsa avokati i tij Veton Rrecaj për 24-ore.info ka deklaruar se klienti i tij nuk ka fare të bëjë me këtë vepër penale dhe se gjatë ditëve në vijim do të dëshmohet pafajësia e tij. Ky Zyrtar i Thesarit kishte 11 vjet që punonte në këtë departament.

Rikutjojmë se një pjesë e mjeteve që u bartën nga buxheti i shtetit, tashmë janë tërhequr. Operatori ekonomik raportohet se është LDA Group që sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, veprimtari parësore e ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jo- banesore me seli në Drenas.

Në ARBK, biznesi është regjistruar më 21 gusht 2019, drejtor i të cilit është Valon Shala e në të dhënat e biznesit figuron edhe emri i Kadri Shalës.

Gjatë së mërkurës, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, bëri të ditur se me t’u vënë re mungesa e mjeteve, kanë njoftuar policinë. Ajo bëri po ashtu të ditur edhe për arrestimin e një zyrtari dhe suspendimin e një tjetri. Mjetet e buxhetit, pavarësisht skandalit, sipas Bajramit, megjithatë, janë të sigurta.

Gjatë ditës, policia ka njoftuar se janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

“Më 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare, duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milionë euro. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./24-ore.info

Avokati, Veton Rrecaj