Lajme

Zyrtarët grekë vijnë në Shqipëri për të përkujtuar “JO”-në

Disa qytetarë grekë, të afërm të ushtarëv

Disa qytetarë grekë, të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke kanë ardhur në vendin tonë për të përkujtuar JO-në greke. Ceremonia ka nisur në Këlcyrë dhe më pas janë parashikuar aktivitete në Bularat të Gjirokastrës.

Në këtë ceremoni ka pasur përfaqësues të nivelit të lartë shtetëror grek, si zv/ministri i Jashtëm, Andonis Dhiamataris dhe ambasadorja Sofia Filipidu.

573 eshtra të ushtarëve grekë janë zbuluar në fushën e Sajmolës në Dragot, ku u rivarrosën në tetor 2018 në një ceremoni të veçantë në Manastirin e Këlcyrës pa praninë e familjarëve, ç’ka nxiti pakënaqësinë e tyre. Më herët, 100 eshtra të zbuluara nga këto gërmime u varrosën në Bularat.

Në total u zbuluan gjatë këtyre gërmimeve 673 eshtra të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo – greke edhe pse pretendimet e palës greke kanë qenë për një shifër disa herë më të lartë.

Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur kryeministri i kohës Joanis Metaksas i tha “Jo” ultimatumit të Italisë për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar.


Etiketa: , , , ,