Sport

ZYRTARE/ Fejnordi bën goditjen e parë në merkato përpara finales së Tiranës, firmos me sulmuesin brazilian

Fejnordi ka bërë goditjen e parë në merkato pë

Fejnordi ka bërë goditjen e parë në merkato përpara finales së madhe të Ligës së Konferencës ndaj Romës, e cila do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania” më 25 maj në orën 21:00.



Klubi holandez ka bërë zyrtare në sajtin e saj arritjen e marrëveshjes me parametra zero të sulmuesit 23-vjeçar brazilian, Danilo Pereira Da Silva.

Braziliani nuk rinovoi me Ajaksin dhe firmosi me klubin tjetër të madh holandez një kontratë 4-vjeçare deri më 30 qershor 2026.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Ajaksit, 23-vjeçari është aktivizuar në total në kampionat në 13 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar dhe 1 asist.

Ndërkohë me fanellën e ekipit të dytë të “harkëtarëve” në këtë sezon, Danilo është aktivizuar në 9 ndeshje duke e tundur rrjetën 7 herë dhe duke dhuruar dhe 4 asiste për shokët e skuadrës./ Panoramasport.al