Sport

ZYRTARE: Barcelona është njëra nga themelueset e Superligës Evropiane

Barcelona sapo ka deklaruar se ka arritur marrëveshje me 11 klube të mëdha evropiane për krijimin e Superligës.

 

Barcelona ka konfirmuar përmes uebfaqes zyrtare te klubit se ka arritur marrëveshje me 11 klube të tjera të Evropës për krijimin e Superligës Evropiane.

Klubi katalanas deklaron klubet themeluese të Superligës presin që të zhvillojnë diskutime me UEFA-në dhe FIFA-në për të punuar së bashku në partneritet për të dhënë rezultatet më të mira për Superligën Evropiane dhe për futbollin në tërësi.

Në deklaratën e tyre zyrtare, Barcelona shpjegon formatin e ligës dhe planet që në të ardhmen do të inkuadrojnë edhe Superligën e femrave.

Sipas “Barçës”, kjo Ligë tashmë është nevojë sepse humbjet nga pandemia COVID-19 janë të pakthyeshme dhe me një platformë ekonomike si kjo, mbijetesa dhe lulëzimi i futbollit është i mundur.

Më poshtë mund të shihni deklaratën e Barcelonës.