tjera

Zyra e O’Brien: Përgëzojmë Kosovën dhe Izraelin për marrjen e hapit të parë drejt vendosjes së raporteve diplomatike

Këshilli Nacional i Sigurisë (NSC) apo ndryshe Zyra e Robert O’brien, përmes një cicërime në Twitter ka përgëzuar Kosovën dhe Izraelin për hapin e parë drejt vendosjes së raporteve diplomatike në mes të dy shteteve, pas njohjes së njëra-tjetres gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Uashingotn, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

NSC e ka konsideruar “telefonatë historike”, bisedën në mes të ministrave të Jashtëm, Meliza Haradinaj Stublla dhe Gabriel Ashkenazi.

Tutje, NSC thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës lavdërojnë Kosovën dhe Izraelit për hapin e parë drejt vendosjes së raporteve diplomatike.

“Telefonatë historike, me të vërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës lavdërojnë Kosovën dhe Izraelin për hapin e tyre të parë marrë drejt vendosjes së raporteve diplomatike”, thuhet në shkrim.