Lajme

Zyberaj: AKR do të punojë për t’i sjellë para Speciales kriminelët serbë të luftës

Jetlir Zyberaj, këshilltari politik i liderit t

Jetlir Zyberaj, këshilltari politik i liderit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka folur për synimet e kësaj partie nëse do të jetë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Kandidati për deputet theksoi se AKR-ja ka tri synime kryesore, ndër të cilat është edhe përkushtimi dhe përpjekja “për t’i sjellë para Gjykatës Speciale kriminelët serbë që gjatë luftës kanë kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë.

“AKR është e përkushtuar si pjesë e qeverisë së ardhshme:

Për të zhvilluar ekonominë e Kosovës, për të adresuar sfidat shëndetësore dhe socio-ekonomike që dalin nga pandemia dhe të punojë me aleatët dhe partnerët tanë për të finalizuar dialogun me Serbinë me një marrëveshje të njohjes reciproke dhe të punojmë për të sjellë para Gjykatës e Speciale kriminelët serbë të luftës të cilët kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Zyberaj në Facebook./Insajderi.com