Lajme

Zvicra i “vret” ëndrrën Florian Kamberit, sulmuesi kthehet në shtëpi

Florian Kamberi ishte një nga risitë e listë

Florian Kamberi ishte një nga risitë e listës së Edi Rejës për ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës, madje pritej që 24-vjeçari i lindur në Zyrih të debutonte zyrtarisht në njërën prej dy përballjeve të nëntorit.

Por sulmuesi i Hiberniansit në Skoci ka qenë i pafat, teksa një dëmtim i pësuar në grumbullim e ka bërë të pamundur aktivizimin e tij. Por kjo nuk është e vetmja.

FSHF ka njoftuar sot se Kamberi është larguar nga Durrësi pasi veç dëmtimit, atij nuk i kishte mbërritur në kohë lejekalimi nga FIFA që në çdo rast do e bënte të pamundur aktivizimin e tij në takimin ndaj Francës.Orët e mbetura, deri në konfirmimin e listës së futbollistëve në UEFA për ndeshjen kundër Francës, janë të pamjaftueshme.


Etiketa: , ,