Opinione

Zva.rritjet parsyeshmërisht të arsyetuara të formimit të institucioneve nga LVV dhe LDK

Po bëhet thuaja një muaj kurzgjedhjet e për

Po bëhet thuaja një muaj kur
zgjedhjet e përgjithshme , të parakohshme , përfunduan e që tani , pas
numërimeve dhe rinumërimeve, ankesave dhe parashtresave e kemi një pasqyrë më
të qartë , edhe të fituesve edhe të jofituesve . Këtë mozaik të rezultateve po
e mjegullon koalicioni NISMA – AKR dhe PD duke krijuar një situatë ku ata
deklarojnë se e kanë kaluar pragun në ndërkohë që rezultatet preliminare e që
duhet të certifikohen nga KQZ-ë e thonë të kundërtën , ky koalicion mbetet
jashtë Kuvendit të Kosovës duke marrë në thua pikërisht në këtë prag .

Fitues i padiskutueshëm i këtyre
zgjedhjeve është Albin Kurti , i shoqëruar nga LVV , pas së cilës vjen LDK, PDK
, AAK dhe Lista Serbe e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë. Koalicioni parazgjedhor
midis LDK-së dhe LVV-ës dështoi për faktin se LDK-ë , konsideronte se do të
jetë pa konukrrencë në këto zgjedhje , natyrisht si fitues prandaj nuk pranonte
kurrfarë marrëveshje me LVV ndonëse njëra – tjetrës I shprehnin dashuri
platonike , ekskluzivisht për përfitime të pushtetit dhe politike. Sondazhet
para zgjedhjeve e nxirrnin LDK-në fituese me 6-7% dallim prandaj , pse të bëjë
koalicion parazgjedhorë dhe të pranojë kushte kur, si “ fitues “ , ju i
përcaktoni rregullat e lojës !

Nuk doli të jetë ashtu dhe ,
përkundër trendit që nuk linte asnjë hapësirë se kush është fitues i këtyre
zgjedhjeve , LDK po pretë certifikimin e rezultateve nga KQZ – ë ndonëse e ka
të qartë se , sa i përket rezultateve : “ pordhi kali në derë të hanit…”prandaj
nuk po ngutet në arritjen e një marrëveshjeje që duket të jetë e pashmangshme
me LVV . Nëse LVV dhe LDK janë deklaruar për një koalicion apo “ dashuri
politike “ , nuk e kam të qartë pse tani vonohen për arritjen e kësaj
marrëveshjeje ?! Rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të ndryshojë në favor të LDK-së
sikur që duket se koalicioni NISMA – AKR dhe PD nuk do të mund të përdoret nga
LDK si kërcënim për disiplinim të LVV prandaj situata është shumë e qartë. Më
heret , LVV dhe LDK kanë qenë në luftë të hapur verbale dhe fizike të cilën ,
disa zëra oportunistë të LDK-së e arsyetuan se ata që kanë ushtruar dhunë ndaj
LDK-së nuk janë më pjesë e LVV por e PSD –së ! Ky arsyetim e sjellë
armëpushimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm midis këtare dy subjekteve që “
duan “ dhe duhet ta bëjnë koalicionin dhe , çdo zvarritje në këtë drejtim është
e paarsyeshme duke vonuar formimin e institucioneve .

Këto dy subjekte politike do t’i
kenë , së paku 60 deputetë dhe me përkrahjen e pakicës joserbe mund të sigurojnë
70 vota , mjaftueshëm të bëjnë institucione , më stabile se koalicioni
paraprak. “ Armiqësia “ midis LVV dhe LDK duhet të pushojë përkundër dallimeve
të mëdha , jo vetëm programore. Në fund të fundit , këto parti kanë pasur
dallime edhe para zgjedhjeve por janë përcaktuar për një koalicion qeverisës ,
e që në rastin konkret duhet të vlerësohet si pozitive dhe standard i munguar ,
me asgjë nuk po pengohet nga opozita , PDK dhe AAK . Është krijuar një mit se
pikërisht PDK dhe AAK e duan dështimin e marrëveshjes midis LVV dhe LDK-së për
të krijuar matematika tjera qeverisëse e që mendoj se janë krejtësisht të
pavërteta .

Jam shumë i sigurt se në asnjë
rrethanë PDK nuk do të pranojë të bëhet pjesë e pushtetit sepse , me pranimin e
shpejtë të rezultateve dhe deklarimin se kalon në opozitë ka dërguar porosi të
qarta se do të bëhen përpjekje për konsolidim të partisë , si opozitë
konstruktive. Frika nga PDK dhe AAK është vetëm një arsyetim për mungesën e
ereksionit qeverisës të një dashurie , pa pasion që ka qenë dhe mbetet ajo
midis LVV dhe LDK. LDK, e mësuar se pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve ( nga
viti 2004 kurrë nuk ka qenë fituese ), gjithmonë është bërë pjesë e pushtetit
duke e marrë postin e kryeministrit e që është menaxhuar nga PDK . Në këtë
kartë po luan edhe tani duke e injoruar faktin se Albinb Kurti dhe LVV do ta
kallin Bangladeshin dhe Nepalin e nuk do të lëshojnë pe për postin e
kryeministrit . Dhe kanë plotësisht të drejtë ! Të kota janë kërcënimet e Isa
Mustafës se , ose do të “ martohen “ me LVV , ose “ virgërinë e shkërdhyer
shumë herë më parë “ nuk do ia japin askujt tjetër por se do të shkojnë në
zgjedhje të reja apo do të kalojnë në opozitë sikur që bënte dikur

Penelopa , gruaja e Odiseut që
trillonte njëqindmijë arsye për të refuzuar shkuesit apo hamshorët që donin t’i
hipnin , jo se ishte shumë e bukur por se ishte gruaja e Odiseut ! LDK , nëse
nuk “ martohet “ me LVV nuk ka alternativë tjetër përveç Kadriut dhe Ramushit .
Do të bëhej pjesë e një tresheje ku do të dhunohej pamëshirshëm. Është një e
keqe me të cilën po përballet thuaja e gjithë LDK-ë ; nuk duan ta pranojnë të
vërtetën se Albin Kurti e ka fituar të drejtën e votës të bëhet kryeminister i
Kosovës dhe “ partneritetin “ me LVV , nuk po e marrin si përparësi dhe detyrim
të përmbushjes së premtimeveelektorale por se po e përjetojnë si një dhunë që
mund të zgjasë një mandat të plotë apo një pjesë të këtij mandati. Nëse Franca
dhe Gjermania e kanë tejkaluar armiqësinë shekullore duke e shndërruar në miqësi
dhe bashkëpunim , nuk ka asnjë arsye që kështu të mos veprojnë LVV dhe LDK-ë.

Kam përshtypjen se në këtë
situatë , LVV po duket më pajtuese kurse LDK po tregohet më rigjide . Së paku nëse
i referohemi zyrtarëve të lartë të këtyre dy subjekteve politike . Nëse është
kjo që po duket dhe po dëgjohet , LVV e ka të padiskutueshëm vetëm postin e
kryeministrit kurse LDK , edhe këtë post po e konsideron si të negociueshëm ! Pse
po ndodhë kështu : isa Mustafa e ka menaxhuar me një saktësi mahnitëse
mundësinë e ndarjes së LDK-së duke e rifaktorizuar në skenën politike. Po të
mos ishin të theksuara kundërshtimet e mëdha brenda LDK-së , sot kjo parti do
të ishte fituese e zgjedhjeve. Me fëmijë të lazdruar , asnjë prind nuk mund të
ndjehet rehat por , edhe LDK , si çdo prind i pa-përgjegjshëm , është munduar
t’i mbulojë dhe arsyetojë çarjet e thella brenda partisë. Po të mos ishte Isa
Mustafa , LDK do të ishte duke luftuar për vend të tretë , me AAK-në . Kjo
është gjendja momentale , çka do të bëhet në të ardhmen me LDK-në , mbetet të
bëhet një analizë pr të cilën unë nuk kam kapacitet të duhur .

Isa Mustafa i pajtoi të gjithë , dikend
në listë për deputetë , tjetrin kandidat për ndonjë post kryeministror apo
ministror dhe shumë premtime tjera në këtë bingo të paskrupullt politike. Tash
, Isa Mustafa , në vend se të pajtohet me gjendjen reale dhe të bëjë përpjekje
që sa më parë të formohen institucionet , duke lëshuar në ajër ballona provues
dhe kondomë me afat të skaduar politikë , po e teston reagimin e LVV . Vetëm në
monarkitë janë të trashiguara postet dhe kurrsesi në shtetet dhe vendet
demokratike.

Duket se Kosova , ndonëse e
deklaruar si Republikë Parlamentare , në sjelljet dhe veprimin praktik ka
elemente të trashigimisë jomorale dhe të pamerituar. Mbahet mend parapagimi i
Enverit për post të ministrit për punë të jashtme që edhe e realizoi. Apo
planifikimi i Hashim Thaçit – Shimës për postin e presidentit e që e realizoi
pikërisht në saje të përkrahjes së LDK-së dhe disa mercenarëve që fituan poste ambasadorësh
apo favore në biznes. Tash , Isa Mustafa po e vlerëson se posti i presidentit
qenka mënyra më e mirë për përmbyllje të karrierës politike , me shumë rënie
por edhe ngritje. Menjëherë pas kësaj doli Luta duke thënë se si nuk na është
kujtuar se ky post është i bekuar për Isa Mustafën . Kështu deklaruan edhe disa
ballonë tjerë të blerë në shitoret ; gjithçka 0.1 cent aq sa është edhe vlera e
tyre reale. LDK duhet ta urojë LVV dhe Albin Kurtin për fitore dhe postin e kryeministrit
dhe me urgjencë të bëjnë marrëveshje politike për formim të institucioneve .
Përralla janë zgjedhjet e reja dhe qëndrimi në opozitë; as nuk e do LDK e as
nuk e lejojnë “ miqtë “ ndërkombëtarë ! LDK , duke përdorur taktikat e vjetra ,
është fisnikëruar edhe me “ përkrahje “ të reja, nga “ miqtë” ndërkombëtarë.
LDK po luan në kartën se LVV , duke pasur qëndrim të fortë rreth bisedimeve me
Serbinë do të hasë në mllefin e ndërkombëtarëve ndaj Albinit e që do të ndikojë
që LDK të eklipsohet si bashkëpunëtor I pazëvendsëueshëm.

Dhe besoj se nëse luan në këtë
kartë , do të digjet shumë , deri sa të bëhet shkrumb e hi. Nuk ka asnjë dyshim
se , edhe LVV sikur edhe Albini , do të kalojnë me sukses procesin e zbutjes
sepse janë të vetdijshëm për pasojat prandaj , në këto rrethana të reja LDK
duhet të jetë partnere e LVV , jo për të realizuar 100% e bisedimeve por për të
bërë më të vogla dhe më të menaxhueshme dëmet që i janë bërë më heret Kosovës e
që iu ka rënë në hise të nënshkruajnë Albini dhe Isaja.

Po si duhet të veprojë opozita :
Ramush Haradinaj bëri mirë që hoqi dorë nga posti i deputetit sepse , në këtë
mënyrë do të ketë më shumë kohë të merret me partinë. Realisht AAK më ka
zhgënjyer me numrin e votave aq më parë që u bashkëdyzua me PSD-në. PSD mbeti
parti që menaxhon me kryeqytetin e Kosovës , Hiroshimën të cilën skajshmërisht
e ka shëmtuar duke e shpërfytyruar hajnisht nga identiteti i saj. Po duket se
kjo do të jetë veprimi i fundit që e bëjnë , së bashku me oligogarkët mafiozë
të ndërtimit . Nuk mund të gjeni sot asnjë rrugë të Prishtinës e që nuk është e
dëmtuar nga kamionet e shumta që 24 orë bartin dhe dhe materiale inerte nga
lokacionet që i kanë shndërruar në varreza kolektive arkitektonike . Më shumë
takoni autobote me betone në rrugët e Prishtinës se vetura të Policisë së
Kosovës apo ato të Ndihmës së Parë. Tmerr i papërshkruar , në rrugët e
Prishtinës .

Ramush Haradinaj dhe AAK duhet ta
përkrahin formimin e qeverisë dhe nuk duhet të lejojnë që Lista Serbe ta ketë
votën përcaktuese për Kosovën dhe proceset politike . Edhe Kadri Veseli ,
veprimin më të mirë do ta bënte nëse largohet nga posti i deputetit dhe të
merret me reformimin e partisë , me një kusht nëse i mbijeton vullnetit të
Samiut që po e kërkon kokën politike të Kadrisë. Nuk është aspak e preferueshme
që nga posti i kryetarit të Kuvendit , të bëheni deputet. Këtë e pati provuar
edhe Jakup Krasniqi por se më vonë u përcaktua për postin e që e kishte , me të
gjitha beneficionet që i takojnë dhe pa asnjë përgjegjësi reale. Kadri Veseli ,
pavarësisht se çfarë programi do të kenë koalicioni LVV – LDK , pa asnjë kusht
duhet ta votojë këtë qeveri , si veprim teknik duke mos u dëgjuar fare për 100
ditët e para të qeverisjes. Pastaj duhet ta luaj rolin e opozitës , pa asnjë
dyshim asaj konstruktive . PDK dhe AAK kanë detyrim moral të jenë konstruktiv
sepse edhe vet kanë kontribuar në këtë gjendje që e kemi sot . Madje ,
përgjegjësia e të gjithë akterëve , hiç këtu LVV është tepër e madhe për t’u
tërhequr nën mriz ! Edhe nëse nuk pranojnë , do të detyrohen të pranojnë ! E
mira e së mirës është që të bashkëpunojnë në mënyrë që dëmet të jenë sa më të
vogla. Jam shumë kureshtar të shoh nëse opozita do ta votojë qeverinë Kurti e
që do të ishte edhe një standard demokratik , në të kundërtën do të jenë në
kundërshtim me veprimet që i morën menjëherë pasi përfunduan zgjedhjet .

Sa mund të realizohen pritjet :
Po të mos ishin bisedimet me Serbinë prioritet dhe kusht i caktuar nga
nderkombetaret, gjërat do të shkonin më mirë. Kosova ka buxhet social dhe çdo
ndihmë materiale nga jashtë do të kushtëzohej me dëgjueshmëri politike. Ky do
të jetë Pragu i Nismes për LVV e cila do ta kushtëzojë jetëgjatësinë në skenën
politike kosovare. Bisedimet me Serbinë do të jenë parakusht për të gjitha
proceset tjera , me gjasë do të prodhojnë efektin domino. Prandaj , shumë
votues edhe mund të zhgënjehen për shkak të mospërmbushjes së premtimeve
elektorale. Aktualisht , në pozitën më të rëndë është Albin Kurti , i mbërthyer
midis Skilës ( premtimeve të dhëna dhe qëndrimit të fortë ) dhe të Haridbes (
kërcënimeve të ndërkombëtarëve dhe mundësisë reale për implementim të këtyre kërcënimeve
) . Albin Kurti do të kryqëzohet sikur Krishti në rrugën e tij të gjatë të
Golgotës , deri në përfundim të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë. A do
t’i mbijetojë kësaj Golgote , nuk jam aspak I sigurt ! Mirëpo , në variantin më
të keq , më mirë është të ju kryqëzojnë të tjerët se ta kryqëzosh veten !

Serbia , e ndihmuar nga
ndërkombëtarët dhe një grusht të politikanëve kosovarë , rëndë e ka dëmtuar dhe
po e dëmton Kosovën duke imponuar një marrëveshje të dëmshme. Kjo është ajo që
mund t’i presë këmbët e veprimit , edhe Albinit por edhe koalicionit qeverisës
prandaj edhe pritjet e mia janë të vogla . Nëse gaboj në këtë parashikim , do
të bëhet mirë për Kosovën dhe shumë kam dëshirë të gaboj në këtë rast. Mirëpo
shenjat janë ndryshe , po luhet një lojë e ndyrë ku askush nuk do të mbetet i
papërlyer; sikur ata që i kanë krijuar kushtet e shpërthimit të kanalizimit ,
me ndyrësira , ashtu edhe ne që për interese të ndryshme kanalizimin e kemi
pranuar si të ishte Drini i Bardhë. Gjithmonë na kanë mashtruar; bëjeni këtë do
t’i keni vizat . E bëmë por se na treguan bërrylin . Nuk e kam të qartë pse ne
duhet t’I besojmë presidentit Tramp në kohëpn kur më shumë se 60% e amerikanëve
nuk i besojnë. Duhet të mos i gënjejmë të tjerët pasi e kemi gënjyer veten se
jemi më amerikanë se vet amerikanët. Kurrë nuk mund të bëhemi të tillë , me
gjithë servilizmin antologjgik mashtrues që e kemi.

Sa më shumë të servilohemi, aq në
pak do të na besojnë ! Kosova duhet të bisedojë me Serbinë vetëm duke mbrojtur
dhe kërkuar respektimin e integritetit territorial , sovranitetit shtetërorë
brenda këtij integriteti , respektimit të fqinjësisë së mirë dhe eliminimit të
pretendimeve territoriale. Këto janë parimet bazë që duhet të jenë të
panegociueshme kurse , për të gjitha të tjerat duhet të bisedohet ! Deri
atëherë , LVV duhet të hjek dorë nga e “ drejta e Sheriatit “ duke bërë ankesë
për çdo votë të panumëruar sikur edhe që Luta duhet , më shumë të dëgjojë
muzikë relaksuese e jo të shpërndajë kakofoni të tipit : “ edhe po ma kona ,
edhe nuk po më lenë nana”. Formoni institucionet dhe bashkërisht ndërtojeni
murin mbrojtës apo Linjën Mazhino !

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/