Është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vetëm dy ditë më parë, refuzoi të ndërmarrë këtë hap. Meta i dërgoi dhe një letër sqaruese Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në letrën sqaruese drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kreu i Shtetit theksoi se është radha e Parlamentit të zgjedhë anëtarin tjetër dhe vetëm më pas i takon institucionit të Presidentit të bëjë përzgjedhjen e tij, sipas parashikimeve ligjore.
Mirëpo KED ka zgjedhur të mos marrë në konsideratë letrën e kreut të shtetit.
Në listën e publikuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.
Lista përfundimtare:
1.Arta Vorpsi 89.642 pikë
2.Fiona Papajorgji 88.785 pikë
3.Elsa Toska 85.428 pikë
4.Marsida Xhaferllari 82.000 pikë
Etiketa: gjykata kushtetuiese, Ilir Meta, kandidatet per kushtetuesen, KED, lista perfundimtare