Maqedoni

Zona Ekonomike Europiane, “shije e hidhur”

Ideja e Brukselit që për Maqedoninë dhe vendet tjera të Ballkanit të ofrohet krijimi i një zone ekonomike evropiane në vend të anëtarësisë në BE në opinionin vendor nuk është pritur siç duhet. Sipas profesori Abdulmenaf Bexhetit, Maqedonisë nuk i duhet zona të reja ekonomike sepse ka qasje në tregun evropian përmes marrëveshjeve të ndryshme, por i duhet datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Nga anëtarësimi eventual në një zonë të këtillë nuk sheh leverdi për vendin. Shton se nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësim të plotë në Union.

Nga ana ekonomike, oferta e tyre nuk është përkatëse sepse tashmë kemi shengen ekonomike në Ballkanik Perëndimor, Evropën Qendrore dhe Lindore. Kjo është marrëveshja e CEFTË-s, e cila i ka të gjitha parakushtet që i kanë edhe vendet anëtare të BE-së, në kuptim të këmbimit tregtar të mallrave. Nga ana tjetër, tashmë nuk është ndonjë pengesë e veçantë transferimi i lirë i njerëzve dhe kapitalit, përveç lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës që nuk ishin pjesë e kësaj oferte. Mendoj se oferta është rezultat i kritikave nga më shumë vende anëtare që gishtin e drejtuan kah Franca dhe presidenti Makron. Shikoni vetëm bursën e Maqedonisë në tre ditët pas mos- marrjes së datës, indeksi ka shënuar rënie prej 5 deri në 6% dhe ky është dëm imadh për tregjet kapitale tregtare- deklaroi Abdulmenaf Bexheti.

Nga Instituti për demokraci vlerësojnë se ideja për Zonë ekonomike evropiane nuk duhet të shihet si alternativë për anëtarësimin e shtetit, por si mekanizëm shtesë, që duhet të duhet të bëhet në periudhë kur Maqedonia ishte e bllokuar në mënyrë permanente nga vendet- anëtare.

Maqedonia duhet të insistojë për anëtarësim as më pak e as më shumë, por realiteti është i hidhur. Çdo propozim duhet të rishikohet, analizohet dhe të nxirret më e mira prej tij. Për shembull, nëse ai propozim vendoset në tavolinë, ka mundësi kur Maqedonia të fillojë negociatat, ato kapituj të lidhur qartë me Bashkësinë Ekonomik Evropian janë ato që do të jenë të hapura. Pra, ka shumë mundësi që mund të rishikohen brenda kësaj ideje- tha Zoran Neçev, Instituti për Demokraci..

Dje, kryeministri Zoran Zaev përsëri tha se çdo alternativë tjetër për anëtarësimin e Maqedonisë në BE është një mundësi e padrejtë.

Ne nuk pranojmë asnjë alternativë, partneritete të paktit, nuk e di se çfarë projekte ekonomike janë për ne. Ne jemi për anëtarësim të plotë në BE. Sepse Evropa është dhe e jona. Çdo vend që është në kontinentin Evropian nëse vendos të bëhet anëtar i BE-së e ka atë të drejtë dhe ne nuk do ta kompensojmë këtë të drejtë me asnjë të drejtë tjetër alternative. Prandaj nuk ka rrugë tjetër.” shton Zaev- pohoi Zoran Zaev.

Se për Maqedoninë nuk ka alternativë për në BE tha edhe presidenti Pendarovski.Megjithatë, njohësi i mirë i situatës së Ballkanit, Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se krijimi i një rajoni të tillë ekonomik duhet të hapë të gjitha mundësitë – që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në tregun e përbashkët të BE-së, derisa është në fuqi shtyrja e anëtarësimit të tyre.

“Ky partneritet rajonal nuk duhet ta përjashtojë pranimin e ardhshëm në BE kur secili vend në veçanti të jetë i përgatitur për këtë.”

Kushtet dhe standardet tek tani do të përcaktohen, ndërsa si termin i mundshëm me të cilin vendet anëtare do të ktheheshin përsëri në çështjen e datës për Shkupin dhe Tiranën është Samiti i BE-së në Zagreb në maj të vitit 2020.

Vesna Velkova 

Loading…