Kronika e Zezë

Zjarr në një fermë në Tetovë, zjarrfikësit shpëtojnë 60 lopë

Një zjarr i madh ka kapluar mbrëmë një fermë n

Një zjarr i madh ka kapluar mbrëmë një fermë në rajonin e Tetovës duke lënë mbrapa dëme të mëdha materiale ndërsa ka rrezikuar edhe djegien e një kopeje të bagëtisë. Komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Uka Aliti ka shpërndarë një video live gjatë momentit të betejës së zjarrfikësve me flakët e zjarrit, ndërsa njoftohet se falë intervenimit në kohë të tyre janë shpëtuar 60 lopë që janë mbajtur në këtë fermë.
Shpërthimet e vrullshme të zjarrit jo rrallë herë kanë shkaktuar pasoja të mëdha material, ndërsa në disa raste kanë përfunduar me tragjedi të rënda. Në një rast në Tetovë, disa vite më parë, nga flakët që kapluan një shtëpi humbën jetën nëna me fëmijët e saj, ndërsa ka pasur edhe shumë raste të tjera ku janë shënuar nga një ose më shumë viktima si pasojë e shpërthimeve të fuqishme të zjarrit në shtëpi ose objekte afariste.