Sport

Zidane dëshiron ta shesë, Isco nuk dëshiron të largohet

Mesfushori kreativ, Isco, nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid në afatin e ardhshëm kalimtar.

Isco edhe këtë sezon nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane, dhe në ‘El Clasico’ kamerat regjistruan atë duke u ankuar nga stoli.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Zidane ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e tij në janar, teksa kërkoi edhe largimin e Marcelos, për të mbajtur atmosferën e mirë në zhveshtore.

Por, sipas informacioneve të vijnë nga Spanja, Isco nuk dëshiron të largohet në janar, duke preferuar të qëndrojë deri në fund të sezonit, edhe me koston e uljes në stol.

Isco është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Malaga.

Është përfolur shumë për një transferim të tij në Serie A, te skuadra e Juventusit.