Maqedoni

Zhbogar: Ndërsa prisni datën punoni për reformat

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar shpreson që BE-ja t’i jep datë Maqedonisë së Veriut. Megjithatë ai thotë se tani është e rëndësishme që Qeveria ashtu si dhe vetë BE-ja të punojë më shumë për nevojat konkrete të qytetarëve.

Muajtë e ardhshëm vendet anëtare do të diskutojnë për metodologjinë e zgjerimit të BE-së dhe shpresoj të sjellin vendim pozitiv, por nuk do të jepja ndonjë afat. Besoja shumë në afatin e tetorit, prandaj është koha të mos premtojmë, por të presim se çfarë do të ndodhë. E kuptoj se data është shumë e rëndësishme, motivuese dhe simbolike, por ajo nuk ua ndryshon jetën qytetarëve. Derisa presim, Qeveria dhe institucionet tjera, por edhe BE-ja, duhet të fokusohen se çfarë mund të bëjnë për qytetarët- deklaroi  Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Loading…