Shqipëri

Zgjerimi me 12 milje në Jon, hyn në fuqi dekreti presidencial i Greqisë

Greqia ka publikuar sot në fletoren zyrtare de

Greqia ka publikuar sot në fletoren zyrtare dekretin e Presidentit për zgjerimin me 12 milje të kufirit detar në detin Jon. Në fletore thuhet se prej ditës së sotme ky vendim hyn në fuqi. Në vendim thuhet se, dekreti është mbështetur në Konventën e OKB-së për Ligjin e Detit të vitit 1982. Në këtë mënyrë Greqia e konsideron këtë një të drejt të saj bazuar në Konventën e OKB-së.

“Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e ratifikimin e Konventës së OKB-së të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit. Ky dekret përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për Ligjin e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare. Greqia e përkushtuar në mbrojtjen e të Drejtës Ndërkombëtare, përfshi Ligjin e Detit, vepron në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke. /Euronews/