Maqedoni

“Zgjedhjet”, Xhaferi: Do të respektoj kushtetutën, Kuvendi do të jetë në funksion deri më 11 shkurt

Që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill 2020, Kuvendi duhet shpërndahet më së voni më 11 shkurt. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se afati 45 ditor nuk ekziston, pasi Kushtetuta në mënyrë të prerë përcakton afatet. Sipas tij, që Kuvendi të jetë funksional deri në fund të muajit shkurt ashtu siç kërkon kryeministri, me qëllim ratifikimin e protokollit përfundimtar për anëtarësim në NATO, data e zgjedhjeve e dakordësuar mes liderëve duhet të shtyhet. Xhaferi shton se lëshimet e tilla janë bërë si pasojë e mos prezencës së kreut të Kuvendit në takimin e liderëve.

Kushtetuta, neni 63, paragrafi i tretë

“Zgjedhjet për deputet në Kuvend mbahen në 90 ditët e fundi të mandatit të përbërjes së vjetër të deputetëve ose brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e shpërndarjes së Kuvendit”.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se afati 45 ditorë është bërë në konsensus me liderët tjerë, por sipas kreut të qeverisë përsëri është Kuvendi ai i cili vendos për shpërbërjen.

Apeli i të gjithë liderëve të cilët u takuam tek presidenti Pendarovski ishte që ta shfrytëzojmë atë afat që të mos vihemi në situatë që kur të gjitha vendet e ratifikojnë protokollin dhe të vijë në Kuvendin tonë ne të mos kemi ligjvënës funksional. Ai vendos, pra Xhaferi. Unë ju paraqita dhe ia adresova lutjen time dhe të tjerëve, që ta shfrytëzoj atë afat prej 45 ditëve, por ja tani po dëgjoj se ka vendosur që me 11 shkurt. Me gjasë se nuk do të mundet, sigurisht se nuk mundet. Kuvendi e din më mirë se unë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se për ratifikimin e protokollit Kuvendi mund të mblidhet edhe pas shpërndarjes.

Derisa shpërndahet Kuvendi, ai mund të thirret përsëri. Kjo ishte praktikë për edhe në të kaluarën dhe ratifikimi vendoset në rend dite dhe votohet. Në fillim të dhjetorit pritet të formohet Kuvendi i Spanjës pas zgjedhjeve që do t’i mbajnë. Atje ratifikimi ka kaluar në Qeveri dhe duhet ta kalojë vetëm në Kuvend. Spasnja do të ishte vendi i fundit që duhet ta ratifikojë dhe pas kësaj menjëherë protokolli vjen në Kuvendin tonë – u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Referuar Kushtetutës mandati i deputetëve në Kuvend mund të zgjatet vetëm në raste lufte apo gjendje të jashtëzakonshme. Brenda afatit 60 ditorë KSHZ-ja duhet t’i përmbaroj procedurat parazgjedhore si shqyrtimin publik të listës zgjedhore dhe verifikimin e saj nga subjektet politike. Që Qeveria teknike të fillojë nga 3 janari, propozimi në Kuvend duhet të miratohet deri në fund të muajit dhjetor. Lidhur me dy ligjet të cilat duhet përshtaten me standardet e NATO-së, ai për Mbrojtje është në procedurë parlamentare, ndërsa për ndryshimin e Ligji për Shërbim ushtarak nuk ka nismë konkrete.

Adrian Kerimi

Loading…