Lajme

Zgjedhjet në SHBA: Lufta e jetës politike të Trump

Të mendosh se amerikanët e filluan 2020 duke su

Të mendosh se amerikanët e filluan 2020 duke supozuar se zgjedhjet presidenciale të SHBA do të ishin ngjarja kryesore e lajmeve të vitit, historia që do të monopolizonte vëmendjen gazetareske, karnavali udhëtues që do t’i shihte duke kaluar dhjetëra mijëra klikime, spektakli që do të na distanconte nga ngjarjet e tjera.

Por situata e pandemisë globale mori vëmendjen totale të zgjedhjeve elektorale dhe jo vetëm. Pastaj ishte pyetja nëse Joe Biden kishte qëndrueshmëri për të përballuar orarin e pamëshirshëm të fushatës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në një fushë të mbushur plot me 70 politikanë, vdekshmëria e kandidatëve kryesorë u bë një temë legjitime për diskutim. Në atë kohë, nuk kishin asnjë ide se si vdekjet e më shumë se 225,000 amerikanëve do të linin në hije gjithçka.

Pothuajse e gjithë Amerika kishte krijuar idenë e zgjedhjeve që do të përcaktonin fatin e një epoke. Ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme të gjysmë shekullit të fundit, e vetëm pak prej tyre e dinin se si historia do të ishte kaq epike dhe vdekjeprurëse.

Dhjetë muaj më parë vetëm pak prej nesh kishin dëgjuar për Wuhan. Dhjetë muaj më parë shtrëngimi i duarve nuk përbënte një kërcënim e maskat nuk ishin sendi më i zakonshëm për tu mbajtur me vete.

Katër vjet më parë, slogani i Trump “Le ta bëjmë sërish Amerikën të madhe” ishte ajo që i dha presidentit licensën e pakufinjtë e që nga ajo ditë, Amerika nuk do të ishte më kurrë e shkëlqyer.

E megjithëatë Trump ka ditur të luajë sërisht me sentimentalitetet e mbështetësve, “Amerika ishte e bukur përpara murtajës”, shprehet ai në një nga fushatat e tij elektorale. “Amerika ishte e bukur kur kishite atë që unë mendoja se ishte ekonomia më e fortë në historinë e botës.”

Para koronavirusit, shenjat e fitores politike për Donald Trump ishin të forta. Ai i kishte mbijetuar gjyqit të tij për fajësim. Vlerësimi i tij për miratimin presidencial ishte më i larti që kishte qenë ndonjëherë. Ai mund të mburrej me një ekonomi të fortë dhe të përfitonte nga avantazhet e detyrës, një kombinim që zakonisht i jep një presidenti mundësinë e një tjetër katër vjeçari.

Në shumë shtete “të fushëbetejsës”, sa më shumë njerëz e njihnin Joe Biden, aq më shumë nxirrnin në pah dobësitë e tij.

Gjithçka ndryshoi, covid i dha Joe Biden një mantel padukshmërie, një fshehje e dobishme për një kandidat të dobët. Donald Trump u mbështoll nën mantelin e një presidenti të kohës së luftës, por në një betejë që Amerika shpejt filloi ta humbte.

Pra, 2020 nuk ka qenë një rivotim i zgjedhjeve 2016, një vëzhgim që vlen të ritheksohet.

Trump tani është një kryetar më shumë sesa kryengritës. Ai ka një rekord për të mbrojtur. Kundërshtari i tij nuk është një figurë e urryer si Hillary Clinton, por një njeri gjenial, i pëlqyer nga të gjithë.

Katër vjet më parë kishte një shkëlqim themelor në aftësinë e Donald Trump për të artikuluar ankesat e mbështetësve të tij; për të thënë gjëra që dikur konsideroheshin të pahijshme. Por ajo që është vërejtur në lidhje me këto zgjedhje është se si ai u ka dhënë zë më shumë zhgënjimeve të veta.

Trump pati sukses në 2016 sepse ai e paraqiti veten si një anti-Obama dhe një anti-Hillary. Joe Biden po luan lojën e tij, ai po e paraqet veten si një anti-Trump, kjo është edhe arsyeja se përse ai po udhëheq në sondazhe./BBC/

Përshtati për Mapo.al: Melisa Bramka


Etiketa: , ,