Lajme

Zgjedhjet në PD: Votuan 54.7% e demokratëve, kryeson Basha

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demok

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana, ka njoftuar se në zgjedhjet të cilat janë zhvilluar gjatë ditës së sotme, kanë votuar 41 mijë e 100 persona apo 54.7 për qind.

Në një deklaratë për media, ai bëri me dije se numrin më të madh të votave e ka marrë Lulzim Basha, ndërkohë më pak ka marrë Fatbardh Kadilli.

“41,100 pjesëmarrja në total, pra 54,7%. Vota të vlefshme: 40,674 nga të cilat. Kadilli ka marrë 763 vota, Edit Harxhi 991 vota, Agron Shehaj 6036 vota, dhe Lulzim Basha 32,882 vota”, ka thënë ai në adresimin për shtyp.

“Materialet e degëve do Iimarrim sot, por degët e largëta do nisen në mëngjes dhe ipresim para orës 09:00. Nesër do shpallet rezultati zyrtar, pasi të bëhen numërimt e të gjitha qendrave të votimit”, shtoi më tej Gjana.

Kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se debati i lirë dhe konkurrenca janë vlerat e demokratëve.

Pasi mori pjesë në votimin për drejtuesin e ardhshëm të PD-së, Basha u shpreh se “me të njëjtat vlera do të ndërtohet edhe përballja me regjimin e Edi Ramës”.

“Këto janë vlerat tona, janë vlerat e demokracisë, janë vlerat e shprehjes së lirë, janë vlerat e konkurrencës dhe vlerat e debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin, për Shqipërinë dhe për shqiptarët do ta çojmë deri në fund, deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha sot Basha. /Insajderi.com