Lajme

Zëvendëskryeministri Tahiri i fton gastronomet për kafe, pasi ata e shpallen Qeverinë “Non Grata”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar nga Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të cilët kanë shpallur Qeverinë “Non Grata”, duke u zotuar se nuk do t’i shërbejnë asnjë anëtari të Qeverisë së Kosovës kafe, pasi nuk pajtohen me masat e fundit që kanë marrë.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, i ka ftuar nesër në ora 12:00 në zyrën e tij të gjithë gastronomët, për tu sqaruar.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atëherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini”, shkruan Tahiri.