Showbiz

Zënkat morën fund! Rikthehet “dashuria” mes Beatrix Ramosajt dhe kushërirës.

Një vit më parë, mes dy kushërirave Beatrix

Një vit më parë, mes dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj nisën konfliktet dhe rrjetet sociale i nxorën zbuluar. Dikur ato kalonin shumë kohë bashkë dhe postonin vazhdimisht foto me njëra-tjetrën, mirëpo jo vetëm foto që nuk publikuan, por as nuk ndiqeshin më në “Instagram”. Vajzat thuhej se i prishën marrëdhëniet për shkak të grimierit të njohur Ariel, megjithatë kjo nuk u vërtetua kurrë.





Tani duket se këtë gjë vajzat e kanë lënë pas dhe kanë bërë përfundimisht paqe. Në fillim të shtatorit vajzat u panë së bashku me mamatë e tyre, duke kaluar kohë bashkë dhe tani kanë bërë të njëjtin tatuazh. Vajzat kanë publikuar në “Instastory” foto ku tregojnë se kanë bërë tatuazh një sy dhe pozicioni që kanë zgjedhur është i njëjtë. “Nuk na marrin dot msysh”, shkruan Beatrix në një prej fotove ku tregon tatuazhet.