Showbiz

Zemaj u drejtohet qytetarëve

Përmes një postimi në profilin e tij në Faceboo

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ministri i Shendtësisë, Armend Zemaj, është deklaruar rreth situatës alarmante të krijuar nga Covid-19, ku ka shprehur fillimisht ngushëllime për personat që kanë vdekur mbrëmë në Klinikën Infektive si dhe ka shtuar se nuk ka vend për panik, njofton Insajderi.

“Dje kishim rritje të numrit të të infektuarve.

Ndërsa kishte edhe bashkëqytetarë që humbën jetën, e që ishin të shtruar në Klinikën Infektive. Me këtë rast, e ndajë dhimbjen time dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për humbjen e këtyre jetëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllime më të sinqerta. Të gjithë këta ishin pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese. Fakti se nga ky virus më të ndjeshëm janë ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, askënd nuk e liron nga përgjegjësia. Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionisteve kompetent të mjekësisë”.

Më pas Zemaj ka shtuar se qytetarët nuk ka vend për histeri dhe nuk duhet rënë pre e bodigardëve politikë të cilët e dëmtojnë punën e mantelbardhëve.

“Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politik që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve. Ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegullë, për të shkaktuar sabotime në punën tonë po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve”.

Zemaj gjithashtu ka paralajmëruar se sonte do të del qeveria e masa të reja parandaluese ndaj pandemisë Covid-19. /Insajderi.com