Lajme

Zemaj takohet me koordinatorin e OBSH-së, flasin për menaxhimin e pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar koordinatorin e OBSH-së për Ballkan e Moldavi, Abebayehu Assefa Mengistu.

Zemaj dhe Mengistu kabë folur rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe një rajonin e Ballkanit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“OBSh mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Covid-19,  me donacione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKSHPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për Covid-19”, ka thënë Zemaj.

Ai theksoi se me OBSh-në dhe partnerët  tjerë po zhvillojmë aleanca edhe për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19, kur të njëjtat të jenë aprovuar për përdorim.

Ministri Zemaj shprehu falënderimin për përkrahjen e rëndësishme që OBSh po i ofron Kosovës.

Ndërkohë Abebayehu Assefa Mengistu, e vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe theksoi nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit midis popujve në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik.