Lajme

Zemaj: Nuk ka kufizim të lëvizjes, qytetarët nuk e meritojnë mbylljen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i pyetur nga gazetarët se a do të ketë kufizim të lëvizjes për qytetarët tha se nuk ndodh një gjë e tillë dhe se pret nga qytetarët që t’i respektojnë rregullat.

Zemaj deklaroi se qytetarët nuk e meritojnë mbylljen dhe kthim në pikën zero.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ju bëj thirrje për solidaritet dhe bashkëpunim, pasi askush nuk është i tepërt në luftën kundër pandemisë. Qytetarët tanë nuk meritojnë mbyllje dhe kthim në pikën zero. Sa i përket përkufizimit të lëvizjes, nuk do të ketë. Shpresojmë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent duke respektuar masat”, tha ai.

I pari i shëndetësisë mes tjerash bëri të ditur se vendimet e propozuara gjatë ditës së sotme do të hyjnë në fuqi me nënshkrimin e tij, duke shtuar se shpreson që nesër të ndodh një gjë e tillë.