Kosovë

Zemaj inspektoron bashkë me Policinë nëpër qendrat tregtare për shkak të “Black Friday”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin kanë vziituar qendrat tregtare në Prishtinë në mënyrë që të parandalojnë grumbullimin e njerëzve me rastin e “Black Friday”.

Kështu bëri të ditur Zemaj, përmes një postimi në Facebook,  ku tha se shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës sonë është shumë më i rëndësishëm se çdo produkt që mund të blihet në këto ngjarje.

“Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve. Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi”, tha Zemaj.