Kosovë

Zemaj i uron Osmanit shërim të shpejtë: Lutem për shëndetin e kryetares së Kuvendit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës i ka uruar shërim të shpejtë kryeparlamentares dhe u.d. të presidentes, Vjosa Osmanit, e cila njoftoi se është infektuar me koronavirus.

“Më lejoni të lutem për shëndetin e kryetares së Kuvendit pasi kishte rezultuar COVID pozitiv, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në punët dhe detyrat e saj që i takojnë”, tha Zemaj.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Osmani paraprakisht ka shkruar se ka rezultuar polizitiv në testin për COVID-19, pas kontakteve që kishte me disa të afërm, që gjithashtu ishin infektuar.

“Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”, ka shkruar ndër tjerash Osmani.