Lajme

Zemaj: 1 mijë e 28 testime për Covid, 148 raste pozitive e asnjë i vdekur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar të dhënat e fundit për Covid-19 në Kosovë.

Ai tha se sot janë testuar 1028 raste nga të cilat 148 pozitive e asnjë i vdekur.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Testimet sot kanë arritur rekord brenda 24 orëve. Janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19. E gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.Duke mbrojtur veten, mbrojmë familjen, njëri-tjetrin dhe shtetin”, ka shkruar Zemaj.