Bota

Zelanda e Re dhe Australia hynë në vitin 2021, festë e zymtë

Zelanda e Re është një prej shteteve të para që festoi ndërrimin e moteve me një spektakël fishekzjarrësh në Sky Tower.

Ceremonia zgjati për pesë minuta dhe shndriti gjithë Auklandin.

Ndryshe prej viteve të tjera, sivjet Australia e festoi në heshtje Vitin e Ri. Gjiri i Sydneyt, që vazhdimisht ka qenë i mbushur me njerëz, sivjet ishte i boshatisur shkaku i masave të izolimit për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Askush nuk ishte lejuar që t’i shikonte fizikisht fishekzjarrët në urën e Sidneyt. Ky vendim është marrë nga autoritetet, pas shpërthimit të rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Australi.