Sport

Zelanda e Re anulon miqësoren me Anglinë, arsyeja kufizimet nga COVID-19

Zelanda e Re e ka anuluar ndeshjen miqësore në futboll kundër Anglisë të paraparë të luhet në Wembley muajin e ardhshëm, duke cituar mungesën e lojtarëve dhe po ashtu kufizimet e udhëtimit si pasojë e pandemisë COVID-19, shkruan agjencia Reuters.

Ndeshja ishte paraparë të luhej më 12 nëntor.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Nuk është një vendim që e kemi marrë lehtësisht, pasi ishte ndeshje që donim ta luanim të gjithë, por siç qëndrojnë gjërat, një numër i madh i skuadrës do të duhet karantinohet apo të ketë kufizime me t’u kthyer në shtëpi. Kjo do të ndikojë më pas në kampionatin vendor dhe do të rrezikojë karrierat e tyre profesioniste”, ka thënë shefi-ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Zelandës, Andrew Pragnell.

Zelanda e Re anulon miqësoren me Anglinë, arsyeja kufizimet nga COVID-19