Kosovë

Zeka: Presidenti nuk do të zgjidhet, vendi do të shkoj dy herë në zgjedhje

Milaim Zeka është i ftuar sot në emisionin Frontal në televizionin T7 me Arsim Lanin.

Zeka foli edhe për postin e presidentit, me ç’rast tha se vendi do të shkoj në zgjedhje pasi presidenti nuk do të zgjidhet.

“Aq sa kam informacion PDK nuk lëshon pe në zgjedhjen e presidentit. Por pa miratimin e LDK-së nuk do të ketë zgjedhje të presidentit. Ne do të shkojmë në zgjedhje dhe prapë do të shkojmë në zgjedhje sepse nuk do të merremi vesh se kush do të jetë presidenti”, ka thënë ai.

Zeka tha se kësisoj në vend do të ketë një ngërç politik.

Aq sa kam biseduar edhe me kryetarin e PDK-së dhe me anëtarë të kryesisë, ata kanë qëndrim që nuk i japin vota asnjë kandidati tjetër. Mbi bazën e kësaj do të kemi ngërç. Në mars në zgjedhje do të shkojmë dhe pastej prapë do të kemi zgjedhje”, shtoi ai.