Lajme

Zëdhënësi i PDK’së për grafitet kundër Graincës: Vetë reagimi i VV’së tregon kush qëndron prapa tyre

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka folur pas grafiteve që janë vendosur në shtëpinë e deputetes së LVV-së, Adelina Graincës duke thënë se kjo është qasje e gabuar.

Në një shkrim në Facebook, Bytyçi ka thënë se PDK-ja për një kohë ka qenë viktimë e këtij lloji të sulmi.

“Për një kohë të gjatë PDK ka qenë vet viktimë e këtij lloji të sulmit. Shtëpitë dhe veturat e zyrtarëve tanë janë sulmuar për motive politike. Zyrtarët e PDK-së janë denigruar e fyer dhe nuk janë kursyer as nga sulmet dhe as nga linçimet publike.  Kjo është edhe arsyeja se pse ne nuk besojmë në këtë formë të ‘protestës’, kjo qasje është e gabuar. Dhuna politike, gjuha denigruese dhe seksiste nuk kanë vend në diskursin publik”, ka thënë ai.

Bytyci shton se vet reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje tregon se kush qëndron prapa këtyre grafiteve. Ai ka ftuar policinë që të hetojë rastin, e hetimet të ja fillojnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Vet reagimi i LVV-së tregon qartazi se kush qëndron mbrapa këtyre grafiteve. Pyetjet me rëndësi që duhen shtruar është se pse tani pasi disa jave janë bërë këto grafite? Edhe atë në shtëpinë e gabuar?!  Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk e ka ulur vetën në këtë nivel duke e sulmuar dikë në shtëpi e në familje për motive politike. Për këtë arsye ky sulm është i pa pranueshëm për ne.

Ne ftojmë Policinë e Kosovës që të hetojnë këtë rast duke ju sugjeruar që intervistimet t’i fillojnë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që siç̧ duket kjo parti vetëm pas disa ore i kanë ‘identifikuar’ autorët!”, ka shtuar ai.