Maqedoni

Zeav: Cërvenkovski nuk mund të jetë tjetër përpos LSDM

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme tha se nuk beson se ish kryeministri dhe presidenti nga radhët e LSDM-së, Branko Cërvenkovski do të formojë parti të re, transmeton Alsat. Zaev tha se para se të spekulohet, duhet që fillimisht të pyetet vetë Cërvenkovski.

– Advertisements –

“Cërvenkovski nuk mund të jetë tjetër përpos LSDM. Këtë e kanë të qartë të gjithë në shoqëri, Maqedonia është e vogël , këtë e kemi të qartë. Nuk besoj në këto tregime, që presidenti Cërvenkovski do të formojë parti të re, nuk është e saktë kjo, por duhet ta pyesni Cërvenkovskin”, deklaroi Zaev.