Showbiz

Zbulohen detajet e bashkëpunimit Dua Lipa dhe Miley Cyrus

Dua Lipa është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, kjo për shkak punës së saj të palodhshme që po bën, shkruan Express Rozë.

Këngëtarja si duket nuk po ka te ndalur, ajo së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtaren nga Belgjika Angele, kënga titullohet “Fever” dhe po rezulton shumë e suksesshme kështu duke u shoqëruar me miliona klikime në youtube.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndërkaq kengëtarja ka lajmëruar edhe një bashkëpunim tjetër që po pritet me padurim. Ky projekt i ri do të jetë në bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore Miley Cyrus. Bashkëpunimi është duke u perfolur tash e sa kohë.

Në muajin gusht, këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram një foto me Miley Cyrus dhe Andrew Watt, nga studioja muzikore në Los Angeles. Watt është producent, kitarist dhe muzikant mjaft i njohur por edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mileyt. Ai poashtu ka punuar edhe me Duan, për realizimin e këngës “Break my heart”.

Ndërkohë muajin që lam pas vajzat kanë gjiruar edhe videoklipin, gjërsa ishte në xhirimin e saj në Brookly-n, Miley u shfaq e lyer me gjak nga mjekra e poshtë dhe e veshur me një korse të ngushtë të zezë për të treguar fizikun e saj elegant. Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Mileyit i titulluar “Plastic Hearts”, nga i cili këngëtarja ka zbuluar edhe listën e këngëve.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Miley ka zbuluar se projekti i saj dhe i Duas mban titullin “Prisoner” dhe publikohet më 27 nëntor.

Kujtojmë se Dua dhe Miley kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, madje Dua e solli Mileyin në Prishtinë vitin e kaluar në festivalin tashmë më të madh në shqiptari “Sunny hill festival”.