Maqedoni

Zaev për rastin “Monstra”: Fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev i pyetur sot rreth zhvillimeve të fundit me rastin “Monstra”, me çrrastë prokuroria kërkon burgim të përjetshëm ëpr disa nga të akuzuarit, ndërsa Zaev kohë më parë kishte deklaruar se në burg po qëndrojnë njerëz të pafajshëm, sot tha se fjalën e fundit për rastin konkret e ka gjyqësori.
“Gjithmonë e kam thënë se gjykata është ajo që e thotë fjalën e fundit. Gjithmonë kur kam dhënë përgjigje për këto çështje, kam lënë rezerva. Gjithmonë e kam thënë se fjalën e fundit duhet ta thonë organet e gjyqësisë”, tha Zaev.

The post Zaev për rastin “Monstra”: Fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë appeared first on Alsat.