Maqedoni

Zaev: Për katër muaj u përpoqa të takohem me Macron

Kryeministri Zoran Zaev tha se për katër muaj janë përpjekur që të dakordohen për takim me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron por se nuk është arritur një marrëveshje e tillë.

Zaev shtoi se edhe krahas bllokimit për marrjen e datës së bisedimeve, Franca nuk duhet të shihet si shtet armik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Katër muaj kërkonim takim me kryetarin Macron, por nuk e morëm. Lobuam edhe përmes ambasadës, përmes lidhjeve ndërkombëtare, por nuk kishim marrëveshje. Po, është e saktë se m’u paraqitën kryetarë thuajse nga të gjithë vendet evropiane të më japin përkrahje pas mbledhjes në Bruksel, por me Macron nuk jam dëgjuar”, tha Zaev.

Ai tha se ka pasur sinjale nga Brukseli se Franca do të mund të bllokojë, por deri në moment të fundit ka shpresuar për vendim pozitiv.

“E saktë është se kishim njoftime, Evropa është transparente dhe nuk ka lojëra të fshehta. Por, megjithatë, kishte shpresë se Franca do të zbusë qëndrimin dhe do t’i nisim bisedimet. Unë e luta Brukselin t’i japin mundësi vendit, por Franca i ka pikëpamjet e saja në arsyetimin e saj. Kishim propozim nga Finlanda të marrim datë, dhe më pastaj të nisim me bisedime, por edhe ky opsion nuk u pranua. Unë shpresoj se BE do t’i tejkalojë poblemet e brendshme”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, Macron njoftoi se së shpejti do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’u takaur me kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev./Telegrafi/