Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar sot se askush nuk mundet përjetë t’i shmanget drejtësisë. Sipas tij, herët a vonë, gjithësecili që ka shkelur ligjet dhe ka bërë ndonjë vepër penale do të ulet në bankën e të akuzuarve.
“Askush nuk mund t’i shmanget dënimit, përfshi edhe Nikolla Gruevskin”, deklaroi Zaev.
Ish-kryeministri Gruevski është dënuar me 2 vite burg për korrupsion. Ai arriti të arratisej nga Maqedonia e Veriut përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të mbërritur më pas në Hungari, ku ka kërkuar strehim politik.
Etiketa: maqedoni e veriut, Nikola Gruevski, si u arratis nikola gruevski, Zoran Zaev