Maqedoni

Zaev nga Tirana: Bashkë jemi më të fortë dhe më afër tregjeve të BE-së

“Plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballk

“Plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor e mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit, njëkohësisht duke nxitur integrimin rajonal. Zbatimi i Planit do të stimulojë aktivitetin ekonomik, do të rris investimet në sektorin privat dhe publik, do të përforcojë konkurrencën dhe inovacionet, veçanërisht në kompanitë e vogla dhe të mesme”, theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

– Advertisements –

Zaev, tha se Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor ka potencial të fuqishëm për mbështetjen e lidhjeve kryesore rrugore dhe hekurudhore.

“Vullneti ynë është nxitja e zhvillimit të kapaciteteve me energji të ripërtërishme dhe kalim nga qymyri në burime të ripërtërishme të energjisë, rritje të efikasitetit energjetik, ulje të emetimeve të  gazeve serrë dhe përmirësimin e infrastrukturës për menaxhim me ujërat e zeza. Gjatë këtyre periudhave sfiduese, të gjitha vendet nga rajoni punojnë në vendosjen e tregut të përbashkët rajonal”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se ky është një  model i suksesshëm për motivimin e rajonit për të filluar nisma të reja rajonale të kahëzuara drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor deri në tregun e brendshëm të BE-së.

Kryeministri theksoi se digjitalizimi ka një rol qendror në modernizimin e ekonomive, integrimin e mëtejshëm të ekonomisë digjitale të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm digjital të BE-së, duke e bërë rajonin një zonë më tërheqëse të investimeve.

“Harmonizimi i ngushtë i rregulloreve të Ballkanit Perëndimor me parimet themelore që rregullojnë tregun e brendshëm të BE-së, bazuar në qasjen e katër lirive përmes marrëveshjeve për njohje reciproke, do të zhvillojë mundësitë për punësim sepse liberalizimi i tregtisë, rrjedha e kapitalit dhe lëvizshmërisë do të sjellin deri në zgjerimin e tregut. Plani ekonomik dhe investues do ta bëjë rajonin më tërheqës për investitorët e huaj dhe do të mundësojë më shumë të hyra të investimeve”, nënvizoi Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se së bashku me harmonizimin rajonal të politikave për investime dhe promovim më mirë i koordinuar për mundësitë investuese, krijohet potencial i konsiderueshëm për ekonomitë nga Ballkani Perëndimor për të rritur tërheqjen e tyre për investimet e huaja të drejtpërdrejta.

“Me zbatimin e Tregut të përbashkët rajonal krijojmë vende më të mira të punës, zgjedhje të shkëlqyer të çmimeve më të ulëta për udhëtim, studim dhe punë afariste në rajon, më lehtë dhe pa pengesa. Me treg të integruar sjellim rritje plotësuese të PBB-së në rajon sepse bashkë jemi më të fortë, gjë që e bën Ballkanin Perëndimor më tërheqës, më konkurrues dhe më afër tregjeve të BE-së”, konkludoi Kryeministri Zaev.

Në Samit u diskutua për hapat konkrete që bashkëpunimi i vazhdueshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’i japë një përfundim me anë të Planit të veprimit për një treg të përbashkët rajonal, siç është udhëtimi në rajon me letërnjoftime; lehtësimin e tregtisë së produkteve ushqimore dhe industriale përmes marrëveshjeve për njohje reciproke; Rritje e mundësive për profesionistë për punë dhe studentë për të studiuar në të gjithë rajonin; shpenzime më të ulëta për pagesa rajonale; zhvillimi i tregut digjital rajonal dhe vendkalimeve kufitare me kontrolle të përbashkëta, si dhe zgjerimi i nismës për korsi të gjelbra për të zvogëluar kohën e pritjes në kufi.

Në Samitin me të cilin kryeson Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, marrin pjesë Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varheji, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija,