Maqedoni

Zaev: Ne vazhdojmë me implementimin e Marrëveshjes së Prespës

Kreu i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ritheksuar se vendi po vazhdon me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, ai me këtë rasti i bëri thirrje që këtë ta bëj edhe opozita e cila me mos respektimin e Marrëveshjes së Prespës po bën shkelje kushtetuese.

“Opozita nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës derisa është në opozitë, paramendoni se çfarë mund të ndodhë në rast se kthehen në pushtet. Duhet ta respektojmë dhe implementojmë deri në fund Marrëveshjen e Prespës”, tha Zaev duke shtuar se duhet të ruhen marrëveshjet.

Zaev u pyet edhe rreth një gjesti të pahijshëm që ditë më parë e bëri në Prilep para simpatizantëve të partisë së tij.

“Në rast se dikë kam ofenduar, vërtet i kërkoj falje, qëllimi imë ishte që të jem sa më real. Kërtoj falje nuk kisha qëllim të ofendoj dikë”.

Loading…