Maqedoni

Zaev: Interes i Bullgarisë është që RMV-ja të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se me

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se me Republikën e Bullgarisë përmes dialogut do të arrihet një zgjidhje, për arsye se siç u shpreh ai është interes edhe i palës bullgare që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

– Advertisements –

“Unë shpresoj që edhe pse Bullgaria logjikisht do të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare, që gjithsesi do të gjejmë zgjidhje me qeverinë kalimtare që do ta formojë presidenti Radev, sepse presim të jeni politikanë të përgjegjshëm me të cilët do të gjejmë zgjidhje”, tha mes tjerash Zaev.