Ballkan

Zaev i përgjigjet ftesës së Rusisë: Shpresoj mos të vi kurrë

Pas vendimit të Këshillit të Europës për t

Pas vendimit të Këshillit të Europës për të shtyrë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë ,përfaqësuesi i përhershëm rus  në Bashkimin Europian, Vladimir Chizhov, ditën e djeshme ju bëri ftesë Shqipëris dhe Maqedonisë që të bëhen pjesë  e Bashkimit Ekonomik Euroazian (EEZ) , gjatë forumit të mbajtur në Verona.





Gjatë një interviste  mbrëmë të pyetur nga gazetarët rreth kësaj ftese, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u përgjigj:

“Ne as nuk e morëm atë thirrje, as nuk na shkon ndërmend. Nuk ka ftesë të tillë dhe shpresoj të mos vijë”.

Ndërsa nga qeveria shqiptare nuk ka ende një  reagim për çështjen e Bashkimit Ekonomik  Euroazian.