Maqedoni

Zaev: Fitimet e kompanive të Angjushevit kanë rënë, do e mirëkuptoja nëse do të largohej

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me Buxhetin për vitin 2020 ka komentuar edhe për mandatin e dytë eventual të zv/kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushe. Zaev theksoi se Angjushev në këtë post kishte ardhur si propozim i odave ekonomike, dhe se odat ekonomike prapë do të vendosin se kush do të jetë  zv/kryeministrit i ardhshëm për çështje ekonomike.

“Ai është pronar i kompanive të mëdha dhe serioze në vend, që kanë punësuar më shumë se 1000 persona, do të kem mirëkuptim në rast se vendos ti përkushtohet kompanive të tij. Duke u shoqëruar me të kam kuptuar se fitimet i i kanë rënë për më shumë se 50 për qind. Ata kanë nevojë për atë por edhe ne kemi nevojë. Do të bisedojmë, nëse qytetarët na japin nderin për qeveri të re”-theksoi Zaev.

Loading…