Kosovë

Ymeri: VV dhe LDK nuk sollën ndryshimin që premtuan

Ish-kryetari i VV’së Visa Ymeri thotë se koalicioni në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk solli atë që ata e kishin premtuar.

“Unë nuk mendoj se këto parti e s’kanë sjell ndryshimin për të cilin kanë fol sepse po ta shohim çka ka ndodh menjëherë pas zgjedhjeve e deri në themelimin e qeverisë e pastaj pas themelimit të qeverisë, praktikisht nuk ka dallim shumë në mekanizmat e përdorur dhe mënyrën si e trajtojnë marrëveshjen e koalicionit me partitë tjera”, tha Ymeri.

“Fatkeqësisht as ky nuk është një koalicion për të cilin kanë shpenzuar gjashtë muaj të flasin për afrimin programor që do ta kisha përshëndetur’, shtoi ai.

“Siç deklaronin ata vetë, marrëveshja për programin u arrit për dy-tre javë dhe pastaj marrëveshja për postin e veçanërisht për presidentin zgjati disa muaj derisa u themelua qeveria”, tha Ymeri në RTV Dukagjini.

“Në fund, doli që duke u dakorduar shpejt për program, nuk ishin pajtuar në çështjet jetike, dialogun, si do të sillemi me SHBA dhe për reciprocitetin. I bie se ose janë marrë veshje shpejt për program sepse e kanë konsideruar të pa rëndësishëm ose janë marrë vesh për program por s’kanë dashur t’i hapin temat e vështira’, theksoi Ymeri.