Lajme

Ymeri: Qeveria Kurti të përgjigjet pse nuk e ka vendosur ende reciprocitetin siç pati premtuar

Ish-deputeti Visar Ymeri ka deklaruar se Qeveri

Ish-deputeti Visar Ymeri ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti duhet të japë përgjigje se pse nuk po e vendos reciprocitetin, ashtu siç kishte premtuar, ndërsa tani sipas tij, nuk po merret me të, transmeton Insajderi.

Përveç reciprocitetit, Ymeri është shprehur se shumë prej gjërave të cilat Lëvizja Vetëvendosje “i ka mbrojtur me pasion” vitin e kaluar, sot që është në krye të ekzekutivit nuk po i zbaton.

“Çështja tjetër, mos të harrojmë që një prej shkaqeve që u rrëzua qeveria ishte reciprociteti. Ky është prej elementeve që do duhej të diskutohej më shumë, jo a të vendoset reciprociteti apo jo, por pse lejoi të rrëzohej një qeveri për këtë çështje duke e konsideruar çështje më të rëndësishme të barazisë të Kosovës me shtetet tjera dhe tash kur erdhi me 50 për qind të votave nuk po e vendos reciprocitetin. Duhet përgjigje serioze për këtë nga qeveria nëse ka heqë dorë nga të qenit Kosova e barabartë apo paska qenë vetëm premtim elektoral”, ka pohuar Ymeri.

“Përgjigja më e rëndësishme është pse u dashtë të humbim një vit prej rrëzimit të qeverisë prej Qeverisë Kurti 1 dhe me shku prapë në zgjedhje e me rrezikuar shëndetin tonë dhe me ardhë një qeveri e cila tash karshi reciprociteti mendon si ka menduar LDK-ja vitin e kaluar”, ka shtuar ai në Interaktiv të KTV-së./Insajderi.com