Sport

Ylli pa problem Bashkimin, kalon në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale të

Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale të “Play-off”i-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll, pasi në ndeshjen e tretë çerekfinale mundi Bashkimin 97:79 (32:21, 28:17, 27:24, 10:17).

Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, derisa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, që përfundoi 32:21.

Dallimi i madh u bë në periodën e dytë, ku therandasit ishin shumë më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 28:17, për të shkuar në pushim me shifrat 60:38.

Epërsinë e madhe të krijuar në pjesën e parë e ruajtën edhe në pjesën e dytë, për të triumfuar në fund me rezultat 97:79./Insajderi.com