Sport

Xhudoja po bëhet me qendër nacionale, punimet përfundojnë vitin e ardhshëm

Xhudistët kosovarë së shpejti do të bëhen me “shtëpi” të veten.

Në vitin e ardhshëm do të kompletohen punimet në qendrën nacionale të xhudos.

Punimet e këtij projekti kanë nisur në verën që lamë pas.

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se xhudoja po bëhet me qendër nacionale.

“Kadal kadal sporti me medalje të artë olimpike po bëhet me qendrën kombëtare të xhudos”, ka shkruar Kuka.