Maqedoni

Xholev: Nuk jemi fajtor për lëndët e PSP-së

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, nuk mendon se gjykata ka faj për shtyrjen e seancave dhe fillimin e disa rasteve nga fillimi. Sipas tij, ngecja kryesore ka ndodhur pasi që prokurorët specialë janë kthyer në prokurorinë e rregullt nga PSP-ja. Njeriu i parë i Gjykatës  Shkupi 1 reagon pasi që në opinion kritika për punën e gjykatës  erdhën nga OJQ-të, por edhe nga politikanët, duke përfshirë edhe kryeministrin Zoran Zaev. Në gjykatë ka pasur 24 raste të profilit të lartë prej të cilëve 10 tashmë kishin përfunduar, shton Xholev.

Dua të them që gjykatësit kishin seanca të caktuara edhe atë disa, por të njëjtat nuk u mbajtën, por jo me fajin e gjykatës. Gjykata ishte prezentë kurse ishin prezent edhe prokurorët, të akuzuarit dhe avokatët e tyre. Lëndët u anuluan sepse prokurorët në atë kohë prokurorë special, kërkonin personalisht të anulohen lëndët sepse nuk e dinin a kanë autorizim për ta përfaqësues lëndën- deklaroi Ivan Xholev- Kryetar i Gjykatës Penale.

Xholev thekson se vetëm katër raste të PSP-së kanë filluar nga fillimi. “Arka”, “Tenderët” dhe “Dhuna në Qendër” do të gjykohen nga e para për shkak të kalimit të 90 ditëve nga seanca në seancë, ndërsa “Tortura” ku është i akuzuar Sasho Mijallkov, fillon nga e para sepse një nga anëtarët e porotës është tërhequr. Në mënyrë shtesë Xholev tha se gjykata nuk ka mbështetje dhe mirëkuptim nga Këshilli gjyqësor. Në rastet e mëdha si “27 Prilli” dhe “Titanik” janë emëruar edhe ndihmës gjykatës në rast se gjykatësi kryesor nuk mund të gjykojë, për këtë shkak nëse gjykimi do duhet patjetër të shtyhet. Për shkak të ndihmësve gjykatësit e emëruar nuk kanë punuar si duhet dhe kanë marrë vlerësime të ulëta nga Këshilli gjyqësor, edhe pse Gjykata penale ka sqaruar se këto janë pjesë e lëndëve që janë të rëndësishme për opinionin.

Bojan Stojanovski 

Loading…