Lajme

Xhevdet Smakiqi emërohet u.d. i kryeshefit të Postës

Xhevdet Smakiqi është emëruar ushtrues detyre i kryeshefit të Postës së Kosovës. Ai këtë e ka konfirmuar edhe për KOHËN.

“Po është e vërtetë që jam emëruar. Vendimin e ka marrë bordi ditën e djeshme”, ka thënë shkurt ai.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Smakiqi deri më tash ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion.