Showbiz

Xhensila Myrtezaj flet për sakrificat e nënës së saj: Punonte turni i tretë në furrë, më merrte me vete dhe mua

Mbrëmjen e djeshme, Xhensila Myrtezaj u suprizu

Mbrëmjen e djeshme, Xhensila Myrtezaj u suprizua nga mamaja e saj në programin “ Dua të të bjë të lumtur”. Ndër të tjera, këngëtarja foli dhe për sakrificat që mamaja e saj ka bërë për të, teksa tregoi se kur ajo punonte në një furrë buke detyrohej të merte me vete dhe Xhensilën me vete, pasi nuk kishte ku t linte.





“Jam njeriu më me fat në botë që kam pasur këtë nënë. Ma ka mbajtur dorën fort atëherë kur ka qenë shumë e dobët vetë dhe ka gjetur forcë para meje gjithmonë, asnjëherë nuk e kam parë të lëkundur. Më ka rritur me shumë sakrifica, me sakrifica të jashtëzakonshme. Mbaj mend që punonte turn të tretë në një furrë buke, madje më merrte dhe mua me vete se nuk kishte ku të më linte. Të nesërmen vraponim, unë për të shkuar në shkollë dhe mami për të shkuar në punë. Më përgatiste mua, më jepte për të ngrënë dhe vazhdonte të punonte. E kam parë vetëm duke punuar, e kam parë vetëm stoike, një një nënë shumë të ndershme, me shumë parime dhe unë e them me plot bindje se jam kjo që jam falë kësaj nënë”, rrëfeu këngëtarja.