Showbiz

Xhensila Myrtezaj flet për fillimet e lidhjes me Besin: Ja si ma fitoi zemrën

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensil

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “NIN”, me Alaudin Hamitin. Ajo rrëfeu të pathëna nga jeta e saj, si profesionale ashtu dhe private. Sot Xhensila është e martuar dhe nënë e një vajze bukuroshe të quajtur Ajka, por si nisi gjithçka?





Si arriti Besi t’ia fitonte zemrën?

Këngëtarja tha se Besi u tregua i zgjuar duke iu afruar fillimisht si shok dhe më pas me dy cilësitë e tij kryesore: humorin dhe humanitetin, arriti ta bënte për vete.

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte dicka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar” u shpreh Xhensila.