Showbiz

Xheisara: Mami më thoshte ik lësho lopët, e gënjeva dhe erdha nga Burreli me furgon

Këngëtarja e njohur, Xheisara ishte e ftuar sot

Këngëtarja e njohur, Xheisara ishte e ftuar sot në emsionin “Rudina” në Tv Klan, ku gjatë intervistës foli edhe për fillimet e saj në muzikë. Xheisara ka treguar se mori pjesë në “X Factor” pa i treguar prindërve.





Në atë kohë këngëtarja jetonte në Burrel dhe mamaja e saj nuk e besonte se e bija dinte të këndonte.

“Unë vija nga Burreli që të merrja pjesë në “X Factor”, kam qenë 15 vjeç, unë i thoja mamit kur shikoja “X Factor” që një ditë do jem unë atje dhe unë do të fitoj. Dhe mami më thoshte ti do fitosh? Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor.

Mami nuk besonte që unë vërtet dija të këndoja sepse thoshte ku do dalësh ti me talent. Ne jetonim në qytet, por shkonim çdo fundjavë fshatin e babait dhe mami për t’u tallur me mua thonte ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët.

Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin kompeticionet e “X Factor” dhe i them mamit më duhen 10 mijë Lekë për në shkollë, kam një projekt për të bërë. Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hip autobuzin, vij në Klan, marr pjesë, fitoj, më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera.

Të 4-ta herët me 10 mijë Lekë borxh dhe një ditë të bukur isha në divan dhe e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë ku je aty ti? Dhe i thashë eh dola një ditë dhe lëshova lopët. Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”, tregoi Xheisara.