Maqedoni

Xhaferi: Në dy vitet e fundit nuk janë marrë masa për ndotjen e ajrit

Aktivisti i shoqërisë Civile dhe themeluesi i shoqatës “Eco Guerilla”, Arinit Xhaferi i ftuar në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, gjatë debatit për çështjen e ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, tha se në këto dy vitet e fundit nuk është marrë asnjë masë konkrete nga qeveria apo institucionet kompetente për uljen e ndotje së ajrit, me përjashtim të 3 viteve më parë kur qeveria e atëhershme vendosi për mbylljen e Jughromit në Tetovë.

Nuk shohim masa domethënëse për të ulur ndotjen e ajrit të jenë marrë gjatë këtyre 2 viteve të fundit, megjithëse po ta zgjeronim deri në tre vite do të thonim që para tri vitesh, në nëtor kur u mbyll Jughromi ishte një masë e duhur për të ulur ndotjen me çka dhe u ul në Tetovë deri në masën 60 për qind nga matjet që ka bërë Ministria e Mjedisit. Por gjatë viteve të fundit nuk kemi parë masa më konkrete apo radikale të cilat do të ndikonin në uljen e ndotjes së ajrit në një nivel të dëshirueshëm. Aktualisht nuk ka ndonjë masë konkrete që mund të themi se do ndikojë- tha Xhaferi.

Loading…